Oxhakët inteligjentë me Bio-Etanol nga Planika, të pajisur me teknologjinë e patentuar BEV™, janë ndër produktet më të përparuara në treg. Ne ofrojmë zgjidhjen e vetme që garanton një proces djegieje shumë të pastër, pa asnjë tym, erë, apo hi. Oxhakët e Planikës funksionojnë plotësisht në mënyrë automatike, janë të pastra dhe të sigurta. Procesi i djegies monitorohet nga një mikroprocesor i cili është i lidhur me sensorë të shumtë sigurie, duke eliminuar kështu çdo mundësi gabimi nga përdoruesi. Një tjetër veçori e rëndësishme për sigurinë dhe efikasitetin është se flaka nuk vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me karburantin, por digjen vetëm avujt. Jemi krenarë që ofrojmë vatrat më ekologjike në treg.